Nga Tirana në Kukës për të mbjellë kanabis, arrestohet bashkë me ‘bujkun’ tjetër
Policia e Kukësit, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, arrestoi dy persona, njeri nga Tirana dhe tjetri nga Dibra: A. C, 35 vjeç ishte me banim në kryeqytet dhe K.E, 20 vjeç ishte me banim në fshatin Zall-Reç të Dibrës.
Nga veprimet hetimore dyshohet se të dy, në fshatin Barr, në vendin e quajtur "Kepat e Bardhë", punonin si “bujq”: mbillnin kubinë dhe rrisnin fidanë kanabisi.
Gjatë kontrollit nga Policia, në vendin ku u kapën, u gjet një kallashnikov me disa fishekë.
Dosja e tyre i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike, në bashkëpunim" dhe "Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake./ar.sh/SYRI.NET