Gjykata italiane çon në arrest në shtëpi Moisi Habilajn

Ka lënë qelinë e burgut në Itali Moisi Habilaj. Gjykata e Apelit e Katanias pranoi kërkesën për modifikimin e masës së paraburgimit të paraqitur nga mbrojtësit, avokatët Maria Caltabiano dhe Francesco Strano Tagliareni.

Mediat italiane raporojnë se Mosi Habilaj nuk do të kthehet në Shqipëri, “arrestin shtëpiak” do e kryejë në Itali, në San Michele di Ganzaria ku jeton një anëtar i familjes se tij.

Habilaj u dënua në shkallë të parë me 15 vjet dhe 5 muaj burg.

https://catania.livesicilia.it/2020/05/28/il-narcotrafficante-ai-domiciliari-accolta-istanza-della-difesa_533291/