Real Madrid gati për çmenduri, ofron Jovic për yllin e Lazios!

Real Madrid po e konsideron seriozisht mundësinë për të shkëmbyer Luka Jovic me mesfushorin e Lazios, Sergej Milinkovic-Savic.

Sipas asaj që raporton “Don Balon”, Los Blancos janë gati të ndahen me Luka Jovic pas një sezoni të parë dëshpërues për sulmuesin serb në Santiago Bernabeu.

Nga ana tjetër Lazio ka shfaqur interesim për 22 vjeçarin por madrilenët po mendojnë transferimin e serbit tjetër, Milinkovic-Savic i cili po vlerësohet si njëri nga mesfushorët më të mirë të momentit me një vlerë prej rreth 100 milionë eurosh.