Futbollisti i PSG-së aksidentohet me Lamborghinin e tij

Futbollisti i Paris Saint Germain, Marcin Bulka ka përjetuar momente tmerri. Portieri i tretë i PSG-së, i cili u kthye në vendlindjen e tij, Poloni, pas ndërprerjes së detyruar të futbollit, ka pësuar aksident rrugor natën e të mërkurës. 20 vjeçari është përplasur me makinën e tij Lamborghini pranë qytetit Wyszogrod.

Sipas gazetarit Maciej Turski, portieri i klubit parisien, për fat të mirë nuk është dëmtuar, madje ka biseduar me njerëzit që ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Bulka është pjesë e PSG-së që prej verës e kaluar dhe ka luajtur një takim në Ligue1. Ai është nën kontratë deri në qershor 2021 me skuadrën e PSG-s.