Kapet me 40 kg kokainë në makinë/ Pas kontrollit në apartament, i gjenden 44 mln dollarë 'mall' i pastër

Të mërkurën, në një apartament në Sofje, policia bullgare sekuestroi kokainë me vlerë tregu 44 milionë dollarë.

Një ditë më pare, pronari i apartamentit ishte arrestuar pasi i ishin gjetur në makinë 40 kg kokainë, por me sa duket në shtëpi mbante të fshehur pjesën më të madhe të lëndës narkotike, raporton Reuters.

Nga kontrolli në banesë, u gjetën në total 327 pako me peshë thuajse 1 kg secila, të shënjuara me logo makinash dhe letrash bixhozi.

Policia bëri të ditur se bëhej fjalë për kokainë të pastër me vlerë tregu rreth 44 milionë dollarë.

Destinacioni i lëndës narkotike ishte Evropa perëndimore dhe Azia.

Bullgaria, prej vitesh shërben si rrugë kalimi e lëndëve narkotike dhe mallrave kontrabandë mes Europës dhe Azisë jugperëndimore.