'Ndihma e Ramës për shqiptarët, sa 2 km rrugë për miqtë e tij'

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama sa i takon buxhetit të akorduar për pandeminë e koronavirusit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Salianji theksoi se gjatë pandemisë, Rama me lekët e buxhetit pagoi oligarkët dhe klientët e vet me të cilët sipas tij, ndan lekët që i vjedh njerëzve. Po ashtu demokrati shtoi se ndihma e emergjencës për njerëzit gjatë pandemisë vlen sa 2 km rrugë që Rama iu paguan miqve të vet.

‘Edhe gjatë pandemisë, Rama me lekët e buxhetit pagoi oligarkët dhe klientët e vet me të cilët ndan lekët që ju vjedh njerëzve. Mashtrimet e Ramës dhe gënjeshtrat e Ballës për të fajësuar të tjerët nuk e mbulojnë dot këtë. Gjithë ndihma e emergjencës për njerezit gjatë pandemisë vlen sa 2 km rrugë që Rama ju paguan miqve të vet. Ai vetem merr dhe zhvat tani, ndaj duhet shporrur!