Bllokohen 400 mijë dollarë, biznesmeni do i'a dërgonte vëllait të shumë kërkuar nga policia

Policia e Tiranës ka bllokuar me urdhër të prokurorisë një shumë të madhe parash në llogarinë e një biznesmeni të njohur në Tiranë.

Bëhet fjalë për një shumë prej 400 mijë dolllarë, e bllokuar në llogarinë e biznesmenit A.G, i cili po përpiqej të bënte një transaksion për t’i nxjerrë paratë jashtë shtetit.

Shuma e parave është bllokuar në momentin që A.G do t’ia kalonte me transaksion bankar vëllait të tij në një tjetër kontinent, i quajtur I.G, i cili ka kryer një krim të rëndë 15 vite më parë në Tiranë.

Të njëta burime sqaruan se shuma e konsiderueshme e parave është bllokuar pasi biznesmeni nuk i kishte ato të deklaruara.