Vdes nga Koronavirusi babai i trajnerit të njohur

Babai u trajnerit të Aston Villës, Dean Smith, ka vdekur pasi ishte infektuar me Koronavirus.

Klubi i Premierligës njoftoi se 79-vjeçari, Ron Smith, tifoz i madh i Villës, ka vdekur katër javë pasi ishte infektuar me Covid-19.

“Familja e Aston Villës njofton me pikëllim të thellë se Ron Smith, babai i trajnerit tonë aktual Dean, ka vdekur në moshën 79-vjeçare”, shkruhet në njoftimin e Aston Villës.

“Ron u infektua me Koronavirus para katër javëve dhe vdiq pas një kohë të shkurtër në spital”, shkruhet në njoftimin e klubit anglez.