Roboti që të teston për koronavirus, skuadra nga Danimarka zhvillon shpikjen mahnitëse

Një robot që ka aftësinë të bëjë teste koronavirusi duke përdorur një krahë të printuar 3D është zhvilluar nga skuadra e kërkuesëve nga Danimarka në vetëm 4 javë.

Universiteti i Danimarkës thotë se roboti i parë plotësisht automatik i botës, i cili bën këto testime, do të jetë në gjendje të testojë pacientët e parë në fund të qershorit.

Duke përdorur pjesë të printuara 3D, roboti mban një epruvetë dhe merr materialin e duhur nga fyti i personit, në pikën ekzakte.

Ai e vendos më pas materialin e marrë në provëz dhe e mbyll.

Ky robot shihet si një shpëtim për vendosjen e stafit mjekësor në rrezik infektimi.