Këshilluesja e lidhjeve zbulon tiparet që i tërheqin meshkujt më shumë te një femër dhe përgjigjiet do t'ju habisin

Meshkujt janë më të interesuar në femra të sinqerta, me vetëbesim dhe një dëshirë për tu argëtuar, tregon një këshilluese lidhjesh.

Louanne Ëard ka zbuluar se cilat janë cilësitë e karakterit që një mashkull sheh si më tërheqëset te një femër nëpërmjet një sondazhi në rrjete sociale.

Cilësia që kryesonte listën ishte sinqeriteti, me 21,3% të votive.

Vetëbesimi ishte i dyti me 20%, i ndjekur nga gatishmëria për aktivitete argëtuese me 18%.

Në vend të katërt vijnë pozitiviteti dhe mirësia me 14%, ndërsa tipari më pak i pëlqyer ishte një natyrë romantike.

Ndërsa për sa i përket tipareve fizike lista ishte në këtë rend, nga më i pëlqyeri te më pak;

Sytë, buzëqeshja, të pasmet, gjoksi dhe së fundmi këmbët. Ato ndiqeshin nga një trup i shëndetshëm dhe flokët.