Angli/ Në Championship regjistrohen 3 raste me Koronavirus

Tri raste pozitive me COVID-19 janë regjistruar në Championship, që njihet si niveli i dytë anglez.

Kjo ligë, përmes një komunikate ka bërë të ditur se pas raundit të fundit të testimeve, janë regjistruar tri raste pozitive.

1030 persona, përfshirë futbollistë dhe stafe të klubeve janë testuar gjatë të hënës, martës dhe të mërkurës.

Tri rastet pozitive vijnë nga dy klube. Këta tre persona që kanë dalë pozitiv, tani do të izolohen në përputhje me udhëzimet e vendosura nga EFL.

Në Championship, sezoni është pezulluar në fillim të muajit mars, dhe kanë mbetur edhe nëntë ndeshje për t’u zhvilluar.