VIDEO/ Bardhi: Një politikan që bëhet kryeministër me ndihmën e mafias është ...

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka publikuar disa pamje dhe regjistrime të vjedhjes së votave nga qeveria e Edi Ramës.

‘Një politikan që bëhet Kryeministër me ndihmën e krimit të organizuar, nuk ka sesi të sillet ndryshe veçse si mafioz’, shkruan Gazment Bardhi në mesazhin e tij.

Sipas Bardhit, Edi Rama ‘flet si Banda e Shijakut, vepron si Banda e Lushnjes, vjedh si Banda e Durrësit, mashtron si Habiljat e Vlorës, i fshihet drejtësisë si Eskobari i Ballkanit’.

‘Ky quhet solidaritet midis çunave problematik! Njerëzore!’, përfundon postimin e tij, Gazment Bardhi.