VIDEO/Mahnitëse, sërfisti shpëton qenin nga mbytja, ishte lënë në kajakun e kthyer përmbys në oqean

Filmime mahnitëse të një sërfisti që shpëton një qen nga mbytja në oqean janë shpërndarë në internet.

Vasco Vellez ishte në Currumbin, Gold Coast, në Australi ditën e dielë, kur ai vuri re një kajak të kthyer përmbys.

Pranë kajakut ai pa një qenush të pambrojtur që po luftonte i vetëm kundër mbytjes nga dallgët e larta, teksa dy sërfistë ndihmonin pronarin e tij.

Në filmimin e kapur nga vetë Vellez, qeni shihet duke notuar drejt tij, për tu shpëtuar më pas.