Shëndetësia: Më të rrezikuarit nga koronavirusi duhet të mbrohen

Ministria e Shëndetësisë në Tiranë njoftoi se "tashmë duhet të bashkëjetojmë me realitetin e ri për parandalimin e COVID-19. Duhet të mos i harroni asnjeherë këto rregulla: Mbajtja e higjenës personale, larja e duarve dhe dezifektimi i objekteve që prekni me shpesh.

Distancimi fizik dhe shmangia e vendeve të populluara. Mbajtja e maskës në vendet që rekomandohet. Ju lutemi ndiqni videon, personat më të rrezikuar nga koronavirusi dhe si duhet të mbroheni."