Amerika arrin në 100 mijë të vdekur, kush janë shtetet e goditura më keq

Qendra e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve paralajmëroi që të mos bëhen krahasime shtet-me-shtet të rasteve dhe vdekjeve nga koronavirusi, pasi "afati kohor i të dhënave ndryshon nga shteti" - domethënë, disa raportojnë më shpejt se të tjerët.

Por është e mundur të hedhim një vështrim të gjerë se cilat vende janë prekur veçanërisht. Deri më tani, shteti i New York ka më shumë se dy herë më shumë raste të raportuara dhe vdekje si çdo shtet tjetër, pavarësisht se është vetëm i katërti më i populluari.

Ndërkohë, pesë shtete - Vermont, Wyoming, Hawaii, Montana dhe Alaska - ende kanë më pak se 1000 raste të raportuara, sipas të dhënave të CDC.