Kriza nga Koronavirusi kap edhe Manchester United, merr miliona euro kredi
Manchester United ka tërhequr kredi prej 156 milionë eurosh për të siguruar kryerjen e disa blerjeve të futbollistëve gjatë merkatos verore.
“Djajtë e Kuq” kanë marrë kredinë nga “Banka e Amerikës”, e cila vepron si palë në sigurimin e kredidhënieve për disa biznese të mëdha.
Manchester United ka pësuar një dëm të madh financiar për shkak të Koronavirusit, teksa borxhi është rritur në 478 milionë euro.