Portieri britanik: Dyshoj se u infektova me koronavirus në supermarket

Portieri anglez i Bournemouth, Aaron Ramsdale është infektuar me koronavirus.

Në një intervistë të lëshuar për tabloidin britanik “The Sun”, ai zbuloi se kishte rezultuar negativ në testin e parë, por rezultoi pozitiv në tamponin e tri ditëve më vonë.

Ramsdale mendon se virusin e ka marrë në supermarket ose në pikën e karburantit.

“Unë u përpoqa të kuptoj se çfarë kishte ndodhur mes atyre ditëve. Të hënën bëra testin e parë dhe rezultoi negativ. Për shkak të kësaj bëra të njëjtat gjëra, shkova në supermarket apo në pikën e furnizimit me karburant. Pas testit të parë kaluan tri ditë dhe unë rezultova pozitiv. Jam treguar i kujdesshëm, por do ta kem marrë gjatë vizitave në dyqane”, u shpreh Ramsdale.