Boskieri i famshëm masakron të dashurën e tij me thikë buke
Boksieri turk Selim Ahmet Kemaloglu është arrestuar pasi dyshohet se ka goditur me thikë kuzhine të dashurën e tij në gjoks gjatë mbylljes së koronavirusit.
Mediat lokale turke deklarojnë se 26-vjeçari u arrestua të Dielën në qytetin e Muglës. Kemaloglu thuhet se thirri një ambulancë në shtëpinë e tij pasi e dashura e tij Zeynep Senpinar, 25 vjeç, u godit me thikë në gjoks.
Ngjarja ndodhi gjatë një konflikti që çifti kishte në banesën e tyre gjatë karantinës.
Mjekët shkuan në vendgjarje, por nuk arritën të shpëtojnë jetën e Senpinar.
Trupi i Senpinar-it iu dorëzua specialistëve të mjekësisë ligjore me analiza paraprake që tregojnë se një plagë me thikë në kraharor ishte shkaku i vdekjes.