Krimi tmerrues! Pasi e mashtroi me ëmbëlsira, pedofili vret 12-vjeçarin dhe përdhunon trupin e vdekur

Një ngjarje jashtëzakonisht e tmerrshme i ka ndodhur një djalë 12-vjeçar, i cili u përdhunua pasi u mbyt nga një pedofil në Ukrainë.

Sipas autoriteteve, para krimit të tmerrshëm, të miturit iu ofruan ëmbëlsira dhe u josh në një ndërtesë të braktisur.

Emri i djaloshit faqtkeq ishte Rodion Volkov, ku raportohej se po kthehej në shtëpi nga stërvitja e futbollit, kur një burrë iu afrua dhe filloi një bisedë në qytetin e Dnipro, në pjesën qendrore të vendit.

Duke fituar besimin e djalit, i huaji e çoi atë në një dyqan ushqimesh aty pranë dhe i bleu atij një paketë ëmbëlsirash.Imazhet e kamerave të sigurisë tregojnë djalin që qëndron pranë burrit, 59 vjeç, në një dyqan.

Një fotografi tjetër i tregon ata më pas duke ecur bashkë. Pasi dolën nga dyqani, burri dyshohet se e ftoi Rodionin për një takim në një ndërtesë të braktisur në një park lokal. Kur hynë në ndërtesë, burri e përdhunoi, më pas e vrau dhe kreu marrëdhënie seksuale me trupin, thanë hetuesit.

Zëdhënësi i policisë Ludmyla Kopylenko tha për mediat lokale: ‘Kur oficerët hynë në ndërtesën e braktisur, panë një burrë të shtrirë në dyshek të mbuluar me një grumbull rrobash.

‘Burri, fytyra e të cilit ishte e lyer me gjak, u ngrit shpejt në këmbë duke ngritur pantallonat dhe duke u sjellë me nervozizëm.

“Oficerët hoqën rrobat dhe gjetën trupin e zhveshur të djalit.” 59-vjeçari u arrestua dhe rrëfeu plotësisht krimin duke thënë se dhunoi djalin para se ta godiste dhe të kryente marrëdhënie seksuale me trupin.