Katër raste të reja me koronavirus në Premier League

Pas valës së parë dhe më pas të dytës të testeve të koronavirusit, si pjesë e rifillimit të Premier League, “SkySport” njofton ditën e sotme se seria e tretë e testeve të kryera midis datës 25 dhe 26 maj, ka zbuluar katër anëtarë nga tre klube të ndryshme pozitiv me Covid-19.

Në total, jo më pak se 1.008 teste (lojtarët, staf teknik( janë kryer në radhët e 20 klubeve të elitës angleze në orët e fundit. 

Përveç këtyre katër rasteve, në Premier League janë zbuluar edhe 8  të tjerë në dy testet e mëparshme.

Në përputhje me protokollin, personat në fjalë do të qëndrojnë për një periudhë 7 ditore në izolim.