VIDEO/ Avionët rusë ‘fërkohen’ rrezikshëm me avionët amerikanë në Mesdhe

Teksa fluturonin mbi detin Mesdhe, SHBA ka akuzuar dy avionë luftarakë ruse të cilët iu afruan një patrulle amerikane në një distancë të afërt duke e rrezikuar atë.

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes i identifikoi avionët të ishin të modelit Su-335.

Sipas pilotëve amerikanë, avionët rusë kanë fluturuar pranë krahëve të avionit P-8A Poseidon për 64 minuta rresht.

“Me këtë lëvizje, avioni rus ka kufizuar mundësinë e avionit amerikan për të manovruar”, tha Departamenti Amerikan i Mbrojtjes.

Incidenti ndodhi në të njëjtën ditë kur ushtria amerikane tha se Rusia ka dislokuar avionë në Libi për të mbështetur mercenarët rusë që po luftojnë me forcat e lindjes.

Avionët amerikanë i përkasin Flotës së Gjashtë, që gjenden në Napoli të Italisë.