Dhuna policore/ Tjetër VIDEO nga ngjarja që tronditi Amerikën

Një tjetër video e publikuar në median sociale tregon momentin kur amerikani George Floyd nxirret nga mjeti i tij, përpara se një oficer t’i vendoste gjurin në qafë. Floyd nuk bën rezistencë, teksa i vendosin prangat.

Vendosja e gjurit në qafë solli vdekjen e tij, duke shkaktuar zemërim dhe protesta në SHBA.

Floyd, 46 vjeç, u filmua teksa humbiste ndjenjat në tokë, pasi polici Derek Chauvin i vendosi këmbën në qafë. Burri me ngjyrë akuzohej se kishte përdorur dokumente false.

Babai i dy fëmijëve humbi jetë në spital pak më vonë. Incidenti po hetohet nga FBI.