Reforma Zgjedhore/ Kryemadhi me Vasilin shkojnë në zyrën e Bashës

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi pas takimit me Yuri Kim në seli ka shkuar në selinë e PD bashkë me Petrit Vasilin.

Kryemadhi dhe Vasili do zhvillojnë një takim me Bashën në këtë pasdite të vonë

Ditën e djeshme ishte po Basha që zhvilloi takimin me Yuri Kim teksa janë biseduar kryesisht për Reformën Zgjedhore. Basha u takua edhe me ambasadorin gjerman sot. Ai ka pasur takim edhe me ekspertët e PD.

Takimi vjen pak ditë para afatit të caktuar për mbylljen e Reformës Zgjedhore. Në parim janë miratuar disa çështje, por sërish temat e nxehta janë të hapura.