Kompania Apple i jep fund hakimeve, përdoruesit nuk do të munden më të marrin më shumë kontroll se sa u lejohet

Një dobësi te iPhones dhe iPads u ka dhënë mundësinë përdoruesëve të përdorin edhe aplikacione që nuk janë aprovuar nga kompania.

Që në prodhimin e parë të iPhone përdorues me njohuri në teknologji kanë mundur të marrin më shumë kontroll se sa u lejohej, por tashmë duket se kjo do të marrë fund.

Kjo dobësi e telefonave është e njëjta që përdoret dhe nga hakerat për të vjedhur informacione personale.

Por tashmë kompania e ka zbuluar ku qëndron problemi dhe do ta rregulloj së shpejti.

Ende nuk dihet një datë e saktë, por kjo dobësi nuk do të ekzistojë dhe për shumë kohë.