Nis gara e re në rrjetet sociale, ja kush është klubi italian më i ndjekur në ‘TikTok’

Nëse ekziston një rrjet social që ka shoqëruar ditët e miliona të rinjve gjatë periudhës së karantinës, ka qenë pa dyshim “TikTok”.

Platformë e dedikuar mbi të gjitha brezave të rinj, pavarësisht konkurrencës së “Instagram”-it.

I aplikuar te bota e futbollit, mund të shohim se Interi mbetet në komandë të panoramës italiane si profili më i ndjekur.

Krahasuar me azhurnimin e fundit të shkurtit kur kishte 250 mijë ndjekës, klubi zikaltër është ngjitur në kuotën 332 mijë. Milani numëron 240 mijë, Napoli 182,5 mijë, ndërsa Juventusi nuk ka ende profil.