VIDEO/Korea e Jugut prezanton kamarierin robot, përgatit 60 lloje pijesh dhe nuk transmeton koronavirusin

Një kafene në Korenë e Jugut ka instaluar një robot që përgatit kafen dhe flet me klientët për t’i ndihmuar me porositë e tyre, në mënyrë që të ruajnë distancën sociale.

Baristi i ri robotik në qytetet Daejeon eleminon nevojën për një punonjës njerëzor, i cili ka më shumë gjasa të përhapë virusin.

Makina përshkruhet si ‘e shkathët dhe e sjellshme’. Ajo mund të marrë porosinë, të pëgatisë kafen dhe të lëvizë për në tavolina.

Roboti mund të përgatisë 60 pije të ndryshme të nxehta, sipas porosisë së klientit.