Sulmuesi i Atalantës shihet si zëvendësuesi i Diego Costës tek Atletico Madrid

E ardhmja e Duvan Zapata mund të jetë në Spanjë. Sulmuesi ndiqet me interes nga Atletico Madrid, që e shikon 29-vjeçarin si një alternativë kryesore për repartin e avancuar, pasi pëlqehet shumë nga trajneri Cholo Simeone, i cili e kërkon me ngulm për sezonin e ardhshëm.

Lojtari që është në pronësi të Atalantës shihet nga klubi spanjoll si zëvendësuesi i Diego Costës, i cili do të largohet në fund të sezonit.

Për ta lënë të lire kolumbianin drejtuesit e klubit bergamask kërkojnë jo pak, por shumën e 60 milionë euro.