Gjermania ndalon korin kishtar, ekspertët tregojnë se këndimi i përhap stërklat infektive shumë më larg

Autoritetet gjermane po paralajmërojnë kundër këndimit dhe shumë shtete kanë ndaluar korin kishtar nga frika se përhap virusin.

Qeveria u shpreh se kori do të përjetojë një mbyllje më të gjatë se dyqanet apo restorantet, për shkak të rrezikut të lartë të shpërndarjes së stërklave infektive gjatë këndimit.

Sipas ekspertëve, stërklat mund të udhëtojnë shumë larg gjatë këndimit, duke arritur një audiencë të gjërë.

Në një rast, të paktën 40 veta u infektuan në një shërbim kishtar në Frankfurt, ku kori kishte kënduar pa veshur maska.