Tragjike/ Gjendet i vdekur në shtëpi mbrojtësi 23-vjeçar

Futbolli anglez është tronditur nga një humbje e rëndë. Christian Mbulu, mbrojtësi i Morecambe, skuadra e League Two (divizioni i katërt anglez) është gjendur pa jetë në shtëpinë e tij në Cottam, në Lancashire.

Vdekja e 23-vjeçarit duket se ka ndodhur për shkaqe natyrale.

I lindur në Newham, në afërsi të Londrës, Mbulu kishte debutuar 17 vjeç në radhët e Brentwood Town për të veshur më pas fanellën e Millwall, Braintree Town, Motherwell e Crewe Alexandra.