Plagoset një person Vlorë, autorja e dyshuar një femër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme.

Një person mësohet se është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në qytetin e Vlorës, më saktë në zonën e Aleksandrisë në Skelë, ndërsa autorja dyshohet se është një femër.

Personi ka marrë dëmtime në gjymtyrët e poshtme si pasojë e goditjes me mjete prerëse.

Ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Policia e Vlorës.