Në nder të 27 mijë viktimave nga COVID-19/ Spanja shpall 10 ditë zie kombëtare

Në nder të 27 mijë viktimat nga COVID-19, qeveria spanjolle ka shpallur 10 ditë zie kombëtare.

Deri më sot, ky është bilanci më tragjik i vdekjeve në Spanjë në demokracinë e saj 40- vjeçare.

Në fakt partitë opozitare kanë kritikuar ashpër qeverinë se pse nuk nderonte vikimat nga koronavirusi.

Tashmë për 10 ditë në 14 mijë institucione publike flamuri spanjoll do të valëvitet në gjysëm- shtizë.