Sportistja profesioniste ndërron jetë tragjikisht gjatë stërvistjes
Një artiste trapezi nga Uruguaji, e bllokuar në një qytet të Spanjës prej pandemisë së koronavirusit, ka vdekur pas një rënieje tragjike gjatë një seance stërvitje.
29-vjeçarja Guadalupe Videla, përplasi kokën në dysheme pas rënies së pakontrolluar prej disa metrash, teksa stërvitej në Beasain, në veri të Spanjës.
Gjimnastja u dërgua me urgjencë në spital por vdiq disa orë më vonë pasi përplasja ishte fatale. Ajo po stërvitej për një shfaqje të re me kolegët e saj të cirkut.