Nga 15 qershori, Gjermania planifikon rihapjen e kufijve me 31 vende evropiane

Duke nisur nga 15 qershori, autoritetet gjermane kanë parashikuar që të heqin kufizimet e udhëtimeve për turistët e 31 vendeve evropiane.

Gjermania po planifikon që të rihapë kufijtë me të gjitha vendet e BE-së, me Britaninë e Madhe dhe me katër anëtarët e zonës Schengen: Islandën, Norvegjinë, Zvicrën dhe Lihtenshtajnin, sipas agjencisë së lajmeve DPA.

Ky plan pritet të dërgohet të mërkurën për miratim në kabinetin e kancelares gjermane, Angela Merkel.

Gjermani deri më tani regjistron mbi 180,000 raste të të infektuarve dhe rreth 8,300 viktima.