Shqiptari i dehur shtyp drejtuesin e biçikletës, ia mbath nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur të shtunën në mbrëmje në Monsampolo del Tronto, ku protagonist është bërë një shqiptar, I cili drejtonte automjetin I dehur.

Sipas mediave italiane, shqiptari ka përplasur drejtuesin 59 vjeçar të biçikletës, Divo Coccia, i cili ka gjetur menjëherë vdekjen.

Coçia babai i tre fëmijëve ishte i pasionuar pas ciklomotorëve.

Shqiptari menjëherë pas aksidentit ia ka mbathur nga vendngjarja, për tu arrestuar me vonë.

Nga testi i alkoolit, ai ka rezultuar pozitiv ndërkohë që do të akuzohet për ‘Vrasje në rrugë’.