FOTO/ Shtëpia ylber, artistja shndërron vilën e saj në një oaz shumëngjyrësh

Një artiste me një dashuri shumë të madhe për ngjyrat transformoi shtëpinë e saj ‘bezhë dhe të mërzitshme’ në një oaz ylberi.

Jane Gottlieb pranon se shtëpia shumëngjyrëshe kushton $5000 në vit për lyerjen dhe fqinjët e saj nuk e aprovojnë, por pavarësisht kësaj ajo shprehet se nuk do ta ndërronte me asnjë tjetër.

E kthyer në një vepër arti, shtëpia tërheq shumë vizitorë që largohen gjithmonë buzëqeshur.