COVID-19/ Në Maqedoni 16 raste të reja me Koronavirus

Sot ne Republikën e Maqedonisë së Veriut janë konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë 16 raste të reja me Covid 19 .

Po ashtu 14 persona e kanë fituar betejen e tyre me virusin dhe janë shëruar plotësisht , pas 2 teste të bëra.

Fatkeqësisht, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar edhe 3 viktima. Viktimat janë nga Shkupi, Velesi dhe Tetova.