Costa Rica bëhet shteti i parë në Amerikën Qendrore që legalizon martesat e të njëjtit seks

Costa Rica u bë sot vendi i parë në Amerikën Qendrore që legalizon martesat e të njëjtit seks.

Ligji hyri në fuqi në mesnatë dhe nuk ishin të paktë personat që nuk pritën asnjë moment më shumë për të zyrtarizuar marrëdhëniet e tyre.

Festimet nuk u lejuan për shkak të pandemisë së koronavirusit, por ceremonitë e vogla me një dëshmitar nuk u kundërshtuan

 Presidenti Carlos Alvarado tha për ligjin: “Ky ndryshim do të sjellë një transformim të ndjeshëm kulturor dhe social, duke lejuar mijëra njerëz të martohen.”