Receptorët e gjetur në gojë, hundë, mushkëri dhe zorrë mund të jenë arsyeja pse ke më shumë gjasa të sëmuresh me COVID-19

E vërteta alarmuese rreth COVID-19 sa vjen e bëhet më e qartë. Disa individë kanë më shumë gjasa se të tjerët të humbin jetën si pasojë e tij dhe aryset pse po fillojnë të shpalosen para shekncëtarëve.

Është kuptuar se mosha e thyer, të qënit mbipeshë dhe problemet me sëmundjet e zemrës rrisin mundësin e fatalitetin.

Por tani është zbuluar se ka dhe një tjetër element në këtë histori që mund të shpjegojë pse vdekjet janë më të shpeshta te burrat se te gratë, apo pse disa grupe etnike janë më të prekur.

Prova të shumta po zbulohen se një receptor qelize i quajtur ACE2, tek i cili lidhet COVID-19 për të hyrë në sistemin tonë, ka një rol vendimtar në mundësitë e fatalitetit.

Besohet se sa më shumë receptorë kea q më shumë ‘porta hyrje’ ka virusi në organizmin tonë.

Këta receptorë gjenden në hundë, pancreas, veshka, zorrë dhe enë gjaku që rrethojnë muskujt e zemrës.

Varieteti i vendeve ku receptori gjendet mund të shpjegojë pse personat me COVID-19 kanë vuajtur një shumëllojshmëri simptomash, që nga humbja e shijes dhe nuhatjes deri te problemet me stomakun apo zemrën.