OBSH paralajmëron shtetet: Kujdes nga ‘piku i dytë’

Vendet mund të përballen me një ‘pik të dytë’ nga koronavirusi në rast se kufizimet hiqen shpejt.

Kështu paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Dr. Mike Ryan, kreu i emergjencave në OBSH tha se bota është në mesin e valës së parë të koronavirusit.

Ai tha se vendet duhet ta dinë se sëmundja mund të rikthehet kurdo. Ryan shtoi se duhen disa muaj që bota të përgatitet për pikun e dytë.

Paralajmërimi i fortë vjen pasi vendet e botës kanë nisur lehtësimet e para.

Ekspertët paralajmërojnë se pa një vaksinë, infeksionet do të rikthehen sërish.