Zaptoi dhe rrethoi plazhin me beton, arrestim tek Shkëmbi i Kavajës

IKMT e evidentoi dhe Policia e Shtetit e arrestoi një pronar lokali tek Shkëmbi i Kavajës me akuzën “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Pushtim i tokës”.

Polici dhe IKMT njoftuan se tek Shkëmbi i Kavajës, para lokalit të I. K. konstatuan se ai kishte zaptuar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke, pronë publike plazh, duke e rrethuar me mur dhe plate betoni. Ndaj, specialistët e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh e arrestuan  I.K, 66 vjeç, banues në Durrës.

Ndërkohë, IKMT ka plotësuar dokumentacionin për prishjen e këtij ndërtimi brenda 5 ditësh. Dosja e tij i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.