Gjermania regjistron 432 të infektuar të rinj dhe 45 të vdekur

Gjermania ka regjistruar 432 të infektuar të rinj gjatë ditës së kaluar dhe 45 vdekje të reja janë lidhur me Covid-19.

Totali i përgjithshëm tani është 179,002 infeksione dhe 8.302 vdekje.

Rreth 90% e të infektuarve janë rikuperuar tashmë.

Si shumica e Evropës, edhe Gjermania është në proces të lehtësimit të kufizimeve të bllokimit - dhe shteti i Tyringia, i cili kishte vetëm disa infeksione, po mendon t’i heqë të gjitha.