FOTO-VIDEO/ BMW-ja gabon në parakalim, përplas këmbësorin dhe përfundon poshtë pemës

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Korçës, raporton Syri.net.

Ngjarja ka ndodhur pranë spitalit të qytetit juglindor, ndërsa shkak është bërë një parakalim i gabuar.

Sipas informacioneve paraprake, makina tip BMW pasi ka parakaluar në krah të gabuar, ka përplasur edhe një këmbësor.

Ky i fundit është trasportuar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa nuk ka ende informacione mbi gjendjen e tij.