Meta: Ambasadores amerikane i çova plartformën me 14 pika, kam 50 ditë që e pres nëse ka ndonjë shqetësim

Presidenti Meta nga emisioni ‘Opinion’, duke folur për Reformën në Drejtësi tha ndër të tjera se ka pasur një takim me ambasadoren amerikane më datë 23 mars, ku kjo i ka fundit i ka kërkuar ide se si mund të shkohet drejt normalitetit, ku më 8 prill i është dërguar edhe një platform nga Presidenca.

‘Nuk mund të jem unë target i ambasadores amerikane se pastaj këtu hyjmë në probleme të tjera.

Ambasadorja e SHBA në datën 23 mars në një takim që ka bërë me mua në Presidencë më ka kërkuar idetë e mia si mund të shkohet drejt normalitetit për Gjykaten Kushtetuese dhe në 8 prill, drejtori im i kabinetit i ka dërguar një platformë.

Pra Presidenti në 8 prill i ka dërguar ambasadoren amerikane platformën me 14 pika që edhe u bë publike. Nëse ka ndonjë shqetësim ta thotë se unë kam 50 ditë që ja kam çuar.’

Nuk kisha pse tja çoja ambasadorit të BE sepse që ditën e parë që ka ardhur në Shqipëri i kam kërkuar të ndërhyjë për situatën e rëndë ku po perfundonte reforma në drejtësi’