Reforma në Drejtësi/ Vezaj: Kim s'i ka kuptuar lojërat politike në Tiranë; Çollaku: Jemi në regres

Në një lidhje me Skype nga Boston, gazetari i njohur i kronikës Flamur Vezaj ka komentuar deklaratën e fundut të ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim mbi një sabotazh mbi reformën në drejtësi.

Sipas tij, në aspektin politik mund të ketë një përpjekje për të penguar reformën zgjedhore se  sa atë në drejtësi tashmë që i janë nënshtruar vettingut rretj 1/3 e gjyqësorit.

“Ambasadaa amerikane në Shqipëri ka qenë e drejtëpërdrejtë. Ajo është e re dhe ndoshta ka kuptuar se si bëhen lojërat politike në Tiranë.

Bllokimi i Gjykatës Kushtetuese kjo është loja, që gjithmonë është te politika kun dihet përplasja President-Dvorani dhe kush e mbështet Dvoranin, kush e mban në detyrë. Ndoshta dhe ambasadorja kërkon krijimin sa më shpejt formimin e trupës së Gjykatës Kushtetuese. Nuk mund të rrijë Shqipëria pa Gjykatë Kushtetuese dhe kjo është pjesa e politikës", u shpreh Vezaj.

Ndërsa gazetari tjetër Basir Çollaku e quajti reformën në drejtësi në eksperiment.

Reforma në drejtësi është në eksperiment. Ambasadorja amerikane ka trashëgimi të shëndetshme në amb amerikane në Tiranë, të paraardhësit të saj Donald Lu, intesitetin e kësaj reforme. Bëjmë 4 vite nga votimi i kësaj reforme. Në çdo punë ka një inventar, cili është rezultati i kësaj sot? Kemi një drejtësi më të pavarur? A kemi më shumë zyrtarë dhe politikanë të dënuar? Ne jemi defiçitarë. Jemi në regres. Dosjet shkojnë nga zyrat e ministrave në duart e trupave gjykuese. 

Ambasadoren duhet ta njoftonin. Ajo e di se kush është vendimmarrëse. Është qeveria, është kryeministri", tha Çollaku.