Favre: Dortmundi është transformuar pas nënshkrimit me Haalnd

Trajneri i Borussia Dortmund, Lucien Favre, nuk ka kursyer elozhet për talentin Erling Haalnd i cili po mahnit të gjithë me formën e jashtëzakonshme.

Sipas Favre, tashmë Dormtundi tani është tjetër skuadër, sidomos me ardhjen e sulmuesit, Erling Haalnd dhe mesfushorit, Emre Can.

“Në janar blemë Haalandin e Emre Canin dhe tani jemi transformuar duke u bërë më të fortë. Thjesht jemi më të mirë se atëherë, por ndeshja 4-0 ndaj Bayernit na gjeti jo në formë”, u shpreh ai.