Bianku në Syri TV: Shembja e Teatrit, rrënim i reformës në drejtësi dhe sistemit gjyqësor në Shqipëri

Gjatë intervistës së tij me Skype nga Strasburgu, ish gjyqtari i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Ledi Bianku nuk mund të mos fliste për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Sipas tij, ky akt tregon prishjen e reformës në drejtësi dhe gjyqësorit në Shqipëri.

"Nuk është gjë tjetër veçse prishje e reformës në drejtësi dhe e sistemit gjyqësor në vend. Në mënyrë absolute. Unë jam i bindur se kur prishen gjykatat nuk funksionon. Kur ekzekutivi nuk ka kontroll mund të bëjë gjithçka", tha ish-gjyqtari i Gjykatës së Strasburgut.