FOTO-VIDEO/ Ambulanca përmbyset në mes të rrugës, qytetarët përpiqen të ndihmojnë pacientin

Dalin pamje të reja nga aksidenti i ambulancës në fshatin Krutje të Lushnjes.

Siç shihet në fotot dhe videon e mëposhtme, ambulanca është përmbysur në mes të rrugës dhe në tokë ndodhet i shtrirë pacienti i cili humbi jetën, teksa përpiqen ta shpëtojnë. 

Policia në informacionin zyrtar tha se ka ndërruar jetë pacienti, shtetasi M.M, 62 vjeç, dhe është dëmtuar drejtuesi i ambulancës, shtetasi N.H, 55 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.