ZYRTARE/ Anglia konfirmon mbylljen përfundimtare të kampionatit
Për shkak të koronavirusit Federata Angleze e Futbollit ka anuluar kampionatin në futbollin e femrave.
Shumë shtete po mundohen të rikthejnë futbollin dhe po diskutojnë për këtë, por ka edhe nga ato kampionate që kanë njoftuar mbylljen përfundimtare.
Kjo vjen si pasojë e situatës së krijuar nga Koronavirusi, ku pas një diskutimi mes të gjithë klubeve është rënë dakord që kampionati të mbyllet dhe të përgatiten për të rifilluar sezonin e ardhshëm.