Ambulanca u aksidentua, kush është pacienti që humbi jetën

Është zbuluar emri i pacientit që humbi jetën mesditën e sotme ndërsa po transportohej me autoambulancë nga Saranda në drejtim të Tiranës.

Ai është Medi Marku dhe ka humbur jetën ndërsa autoambulanca ka dalë nga rruga në autostradën Lushnjë-Fier, pranë rretthrrotullimit të Bithqemit.

Ambulanca tentoi të parakalojë një automjet në fshatin Krutje dhe më pas u përplas me barrierat metalike duke u rrokullisur disa herë.

I dëmtuar nuk ka mbetur vetëm shoferi i ambulancës Niko Hila, por dhe infermierja që shoqëronte pacientin gjatë udhëtimit.