Vijon normalisht plazhi në Golem, qytetarët injorojnë urdhërat në Facebook të Ramës

Qytetarët vijojnë të mos i binden urdhërave në Facebook të kryeministrit Edi Rama.

Edhe pse ky i fundit vijon të mbajë të izoluar vendin, qytetarë të shumtë kanë përfituar nga temperaturat e larta për të shijuar plazhin.

Fotot që sjellim më poshtë, të shkrepura nga fotografi i LSA, vijnë nga plazhi i Golemit, ku siç shihet qindra qytetarë vijojnë normalisht rutinën e tyre.

Në ditë më parë, në shumë plazhe të vendit, policia doli në aksion duke mos lejuar askënd as të rrinte në rërë e as të futej në det.